Turqia: Do të përdorim forcën kundër atyre që nuk respektojnë armëpushimin në Idleb

Turqia kërcënoi sot se do të godiste xhihadistët në Idleb, në Siri nëse ata nuk respektojnë një armëpushim që synon t’i japë fund luftimeve në këtë provincë rebele, pas kritikave të ashpra të Moskës kundër Ankarasë.

“Do të përdorim forcën në Idleb kundër atyre që nuk respektojnë armëpushimin duke përfshirë këtu radikalët”, deklaroi ministri turk i Brendshëm Hulusi Akar.

“Ne do të dërgojmë trupa shtesë për të rivendosur armëpushimin dhe për t’u siguruar që ai nuk do të shkelet”, shtoi Akar.

Turqia dhe Rusia që ndërmorën një proces që synonte fundin e luftimeve në Idleb, kanë njoftuar herë pas here armëpushime në këtë provincë në veriperëndim të Sirisë, por ai nuk është mbajtur.