Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se shpreson që SHBA-ja të mos përfshihet në luftë me Iranin. Presidenti Trump i bëri këto komente para takimit me presidentin e Zvicrës, Ueli Maurer.Zvicra, një vend neutral, ka qenë historikisht një ndërlidhëse midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike.I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni do të fillojë një luftë me Iranin, presidenti Trump tha se “shpreson që kjo të mos ndodhë”.Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ditët e fundit duke ngritur shqetësimet për një konflikt të mundshëm.Shtetet e Bashkuara larguan stafin diplomatik nga ambasada e saj në Irak pas sulmeve të fundjavës në katër depozita nafte në Gjirin Persik.Gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të SHBA-së, raportoi se Trump preferoi një rrugë diplomatike me Iranin dhe bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit e saj, por disa nga këshilltarët e tij po i japin shtysë një lufte mes dy vendeve.Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të enjten përshëndeti atë që e quajti mungesë “oreksi” të Trumpit për konflikt ushtarak me Teheranin./rel