Donald Trump ka thënë se do të pranojë informata të dëmshme për kundërshtarin e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, edhe nëse atovijnë nga një qeveri e huaj.

Në një intervistë me transmetuesin ABC News, presidenti e mohoi se kjo do të llogaritej si ndërhyrje në zgjedhje.

“Ata kanë informacion. Mendoj se do ta merrja”, tha ai.

I pyetur nëse ai mendonte se djali i tij duhet të kishte thirrur FBI-në kur mori një email të tillë në 2016, ai tha: “Më lini rehat, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”.

Megjithatë, presidenti më vonë tha se “ndoshta” do të kontaktojë FBI-në nëse atij iu ofrohet informacion dhe ai “mendoi se ka diçka të gabuar”.

Trump hodhi poshtë shqetësimet se kjo do të përbënte ndërhyrjen zgjedhore nga një fuqi e huaj.

Ai shtoi: “Nuk është një ndërhyrje, ata kanë informacion, mendoj se do ta merrja. Nëse mendova se kishte diçka të gabuar, do të shkoj, ndoshta, në FBI – nëse mendova se kishte diçka të gabuar.

“Por kur dikush vjen me hulumtime opozitare, të drejtë … nëse shkoni dhe flisni sinqerisht me kongresmenët, ata të gjithë e bëjnë atë, ata gjithmonë kanë, dhe kështu është. Është quajtur: o po, hulumtim”.