Kanë vazhduar të dalin detaje lidhur me rastin e djeshëm, ku një vajzë 13 vjeçare humbi jetën në pishinë. Familjarët e vajzës nga Manastiri, kanë rrëfyes për sdk.mk se 13 vjeçarja Xhesika Memishovska është mbytur në pishinën “Dovexhik” duke u munduar ta shpëtojë kushërirën e vetë 12 vjeaçre, me të cilën janë freskuar bashkë në pishinë. Xhesika tani e ndjerë ka ditur të notojë nga pak, kurse bashkë me ta ka pasur edhe fëmijë tjerë, të gjitha nga lagja e egër “Karton Mëhalla”, që gjendet afër pishinës.

“Ata janë larë, siç më tregoi vajza ime. Fillimisht në ujë është future Xhesika, e pas saj vajza ime, Medina Kamber. Kur ajo ka kërcyer në ujë ka filluar të fundoset dhe të mbytet. Xhesika është afruar ta shpëtojë kushërirën e saj, por duke e tërhequr është mbytur, kurse vajzën time e kanë nxjerrë. Ka ndihmuar edhe një grua tjetër që ka qenë aty afër. Vajza ime filloi të bërtas ‘kushërira ime është poshtë’ e pastaj uji e nxori trupin e pajetë të mbesës”, ka deklaruar Nehru Kamber, xhaxhai i vajzës së ndjerë.