Java e nëntë në Superligën e Maqedonisë së Veriut në hendboll për femra do të sjell derbin e madh ndërmjet Çairit dhe Metalurgut.

Këto dy ekipe do të ndeshen sonte (e enjte, ora 20:00) në “Enver Idrizi” në një sfidë që pritet të jetë joshëse për publikun, i cili sot do të jetë në numër shumë të madh.

“Vajzat janë të përgatitura si fizikisht, por dhe psiqikisht për takimin e sontëm. Ndeshja që kemi me Metalurgun është derbi dhe ne urojmë që para se gjithash të tregojmë një lojë të mirë si dhe patjetër ta përfundojmë me fitore. Deri tani Metalurgu s’ka humbje dhe ne kemi ambicie që t’i fitojme sonte. Pra, veç fitore me përkrahjen e tifozëve të rrethit tonë”, deklaroi kryetarja dhe trajnerja e KHF Çairi, Semie Islami.

Ndërkohë, një derbi tjetër do të zhvillohet edhe në Kumanovë, ku ekipi me të njëjtin emër e pret Vardarin.

Në tabelën e klasifikimit, pas javës së tetë, Metalurg dhe Kumanovo kryesojnë me nga 21 pikë, kurse Vardari dhe Çairi ndajnë vendin tre dhe katër me nga 18 pikë.

Loading...