Neuchâtel Xamax FCS ka njoftuar se ka angazhuar Taulant Seferin. Sulmuesi 22-vjeçar është huazuar për një sezon nga Young Boys. Ai sezonin e kaluar ishte në formë huazimi edhe te FC Winterthur në Ligën e dytë të Zvicrës ku kishte shkëlqyer. Xamax mund ta shfrytëzojë Seferin në tre pozicione:në qendër të sulmit, mesfushor i majtë ose mesfushor sulmues.

“Ai është një lojtar që tregoi aftësitë e tij në sezonin e kaluar në Ligën e dytë. Jam krenar që i ofrojmë atij mundësinë për të provuar nivelin e tij në Xamax Super League”, tha drejtori sportiv Frederic Page.

“Tauler Seferi është një lojtar i ri i gjithanshëm dhe dinamik, i cili mund të zhvillohet në disa pozicione. Ai do të na sjellë opsione në ndeshjen tonë ofensivë “, thotë trajneri Joel Magnin.