Thyhet tabela me mbishkrimin shqip në Strumicë (FOTO)

Tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe në Arkivin shtetëror në Strumicë sot në mëngjes është gjetur edhe thyer.

Vetëm pak ditë më parë, në disa portale maqedonase të afërta me opozitën pati reagime se përse duhet të figurojë gjuha shqipe në mbishkrimet në Strumicë, ku nuk ka asnjë shqiptarë. Sipas raporteve të mediave lokale, tabela është thyer dhe shkatërruar mbrëmë dhe se policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën. Drejtori i këtij enti në Strumicë, Aco Maninski theksoi se tabela gjatë ditës së shtunë ka qenë e spërkatur me ngjyrë, ndërsa të hënën në mëngjes është gjetur e thyer. Ky rast ka ndodhur edhe pse aty pranë ka institucione dhe roje nate. Por nuk dihen arsyet se kush po thyen këto tabela, pasi që skenaret e njejta ndodhën edhe në qytete tjera. (INA)