Tërmeti që tronditi sot Shqipërinë u pasqyrua edhe nga agjencitë e huaja të lajmeve.

”Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, dhe qytete të tjera të vendit janë goditur nga një tërmet i fuqishëm”, transmeton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.

”Vitet e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete të cilët kanë shkaktuar dëme materiale”, shton ajo.

”Tërmeti shkaktoi skena paniku në rrugët e vendit, sidomos në Tiranë”, shkruan agjencia franceze e lajmeve, AFP.

”Sipas institutit amerikane të studimeve gjeologjike, USGS, magnituda e tërmetit ishte 5,8 ballë të shkallës Rihter”, shton ajo.

”Një tërmet që tronditi Shqipërinë, me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter, u ndje edhe në Korfuz, sipas komandantit të Zjarrfikësve të ishujve Jonianë, Andreas Rizos, njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

”Tërmeti kaloi pa dëmtime”, shtoi ai.

Rizos theksoi se po kryhen kontrolle në qendër të Korfuzit dhe në veri të tij, edhe pse nuk ka asnjë raportim në dëme.

”Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, një kilometër nga Durrësi, dhe ai u ndje në të gjithë vendin duke shkaktuar panik. Madje, lëkundjet e tij u ndjenë deri në Pulia”, shkruan RaiNews.

Loading...