Shkruan: Arsim Sinani

Them se është koha që opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut përtej ekzaltimit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, ajo duhet të mobilizohet, e assesi të flejë, e pasivizohet.
E them këtë sepse mendoj se opozitarizmi kërkon këmbëngulësi dhe kontinuitet në veprime, heshtja e saj mund të jetë e dëmshme, pasiqë amnestohen ata, që e kanë sjellë këtë gjendje te shqiptarët në Maqedoni të Veriut e kjo është BDI-ja me partnerët e saj të vegjël, në koalicionin aktual me LSDM-në. Vetëm një koalicion i fortë brenda opozitës shqiptare do rezultojë me atë që e pamë në Kosovë, fitore si ajo dmth e Lëvizjes Vetëvendosje kundrejt një Mali të madh.

Ka një mijë arsye që të përdoren të gjitha format e presionit demokratik për të artikuluar, pasiqë korrupcioni është në nivelin më të lartë. Edhe derisa flasim sot, kemi raste dhe gjykime skandaloze ndërsa nuk e kemi as edhe një poentim nga ana e opozitës shqiptare, kjo ështe e palejueshme.
E dëgjoj me kujdes një ide se ka tendenca që të kontrabandohet dikush brenda opozitës shqiptare, them se kjo është shumë e dëmshme dhe ia zgjat jetën partisë shqiptare në pushtet (BDI) dhe e zvetnon cështjen shqiptare në Maqedoni të Veriut.
Koha për veprime konkrete, të koordinuara, të mirëmenduara, të sinkronizuara, të qarta, ndryshe gjendja do të mbetet e njejtë dhe ka shumë mundësi për manipulime dhe kalkulime kështu mbijeton BDI-ja dhe mbetet në pushtet. Nuk lipset ta pranojë këtë lojë dhe të tërhiqet në dëshprim e vetmi opozita shqiptare sepse pranvera shqiptare filloi në Kosovë dhe doemos do reflektojë edhe Shqipëri, në Maqedoni të Veriut dhe të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët, por duhet të përvilen krahët dhe të zgjohen nga kjo letargji.



Loading...