Alarm në Gjermani për të shtëna me armë zjarri në një sinagogë në qytetin Halle, në lindje të Gjermanisë. Nga të shtënat me armë kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë end në ndjekje nga policia gjermane. Nuk dihet objektivi i vërtet i sulmit, por sulmuesit kanë mbërritur me një veturë në afërsi të kultit ebraik dhe kanë hapur zjarr në distancë kundër sinagogës duke lënë dy persona të vdekur. Por, objektivi ka qenë edhe një dyqan kebabi, 500 metra nga sinagoga ku ka pasur vetëm dëme materiale pasi granata e dorës që është hedhur në brendësi të saj nuk ka shpërthyer.

Loading...