Të mobilizohemi ta ndihmojmë Nezirin nga Shkupi

Neziri mund të isha edhe unë e ti, prandaj të mobilizohemi! Rinia e Shkupit me vetiniciativë dhe me leje të familjes së Nezirit organizon mbledhjen e mjeteve financiare, që nga dita e Hënë (09.12.2019) me fillim në ora 11:00 – 16:00, para xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Më e bukura e këtij postimi është që disa nga iniciatorët janë ish studentët e mi të cilët më zbukuruan ditën duke dëshumar humanizëm në vepër. Kjo ishte ëndërra ime, që gjeneratat e reja të duan njeriun dhe humanizmin! Ndjehem krenare me ju djema! Uroj që kjo iniciativë të lehtësojë gjendjen financiare të familjes së Nezirit dhe të shpëtojë Nezirin, më ndihmën e Zotit! Zoti e shëroftë Nezirin dhe ju bekoftë juve! Kontriboni për Nezirin, lumturoni edhe iniciatorët sepse e bëjnë më zemër! SHPERNDAJE sepse edhe keshtu kontribon! (Gjyla Çeliku)