Të dielën u martuan, sot çifti Hajdari u gjet i helmuar

Një çift është gjetur i helmuar ditën e sotme në Librazhd. Rezarta Hajdari 19 vjeçe është gjetur e pajetë, ndërkohë që bashkëshorti i saj Olsi Hajdari 27 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se çifti është vetëhelmuar. Të dy janë gjetur nga nëna e djalit. Dy të rinjtë ishin martuar të dielën në një ceremoni bashkë me familjarët e tyre.
Në rrjetet e tyre sociale, ata postonin shpesh foto nga e përditshmja e tyre, por edhe deklaratat e dashurisë që i bënin njëri-tjetrit. “Unë jetoj për ty, marr frymë për ty mbretëresha ime”, është vetëm një nga deklaratat që 27-vjeçari i bënte partneres së tij të ndjerë tanimë. Çifti ishte bashkë prej më shumë se dy vitesh, duke shfaqur gjithnjë në rrjetet sociale dashurinë e madhe që kishin për njëri-tjetrin.