Takimi i liderëve me iniciativë të presidentit Stevo Pendarovski, në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e partive më të mëdha parlamentare nga pushteti dhe opozita do të mbahet të dielën në orën 17:00 në “Vilën Vodno”.

Në takimin e liderëve, siç kumtuan nga kabineti i presidentit, janë ftuar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së Kristian Mickoski, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kryetari i Alternativës Afrim Gashi dhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Loading...