Tayna pas verës së ngarkuar që kishte me shumë koncerte dhe projekte muzikore ka disa ditë që ka udhëtuar në SHBA për t’i mbushur bateritë, shkruan lajmi.net.

Reperja gjatë vizitës në SHBA është duke u shoqëruar nga mikeshja e saj modele Vildane Zenelin bashkë me të cilën ka publikuar edhe një fotografi së fundmi.

Në një postim të bërë në Instastory dy bukuroshet shihen duke pozuar nga shtrati dhe Tayna ka lënë edhe një shkrim ku thotë “Mirëmëngjesi nga në për ju dhe familjet e juaja”. /Lajmi.net/

Loading...