Taravari:BDI-ja, dega e VMRO-së në Reçicë të Vogël

Shkruan: Arben Taravari

Si duket koalicioni i shqiptarëve po evidenton njësoj si një reaksion kimik të gjithë ata që e kanë mendjen tek kolltuqet dhe rehatia e tyre.
Shkurt e sa më qartë për të gjithë të keqkuptuarit e BDI-së:
1. Aleanca për Shqiptarët është parti e regjistruar zyrtarisht dhe nëse BDI-ja ende na vazhdon të na thërrasë me emra të tjerë atëherë paralajmërojmë që edhe ne do fillojmë të përdorim emra më korrekt për BDI-në, si p.sh.: “dega e VMRO-së në Reçicë të Vogël”
2. Ziadin Sela në Strugë fitoi bindshëm votën shqiptare dhe u shpall fitues në raundin e parë. Ziadin Selës ju përmbys rezultati për shkak të votës maqedonase të LSDM-së dhe VMRO-së, që mbështeti kundërshtarin e Selës, gjithsesi jemi krenarë që të gjithë shqiptarët në Strugë kanë votuar bindshëm z.Selën dhe tek shqiptarët jemi fitues.
3. Gjithsesi e kuptojmë frikën dhe panikun tuaj, por gjithçka do të mbarojë në 12 prill.
Ju sugjerojmë që në vend se të merreni duke ofenduar koalicionin shqiptar fitues siq që është ai i ASH-së dhe Alternativës, filloni pranoni terapi preventive që të përshtateni me humbjen…