Tamara Todevska e lumtur që do të performojë në finalen e “Këngës Magjike”

Tamara Todeska ka kaluar në finalen e “Këngës Magjike”.

Sonte mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”, i cili këtë vjet vjen më ndryshe prej herave të tjera, shkruan lajmi.net.

Artistët këndojnë jo për garë, por me misionin për të ndërtuar një shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti.

Këtë vit në festival po merr pjesë edhe Tamara Todevska, e cila shprehet e lumtur që do të performojë në finale.

“#monsters, E lumtur për performancën në finalen e Këngës Magjike”, ka shkruar ajo sipër një fotoje që e postoi së fundi.