Talat Xhaferi po pengon drejtësinë në mbrojtje të deputetëve të VMRO-DPMNE-së

Xhevdet Hajredini
Duket qartë veprimi I BDI-s në favor të VMRO-s jo vetëm në Kuvend, por edhe në shumë raste tjera më herët. VMRO-ja për këtë qëllim shfrytëzon inçizimet sekrete të veta.
Dje në gazetën SLOBODEN PEÇAT shkruan se edhe gjatë negociatave të Përzhinës, Ali Ametit i kanë prezentuar inçizime në telefon që ta luaj rolin e duhur. Këtë dikur në intervistë në javoren FORUM e ka pohuar edhe vet mediatori Piter Van Houte.
Kurse Talat Xhaferi disa herë e pengon drejtësinë në mbrojtje të deputetëve të VMRO-s, siç ishte rasti I shpëtimit nga paraburgimi të Trajko Veljanovskit.
Besojmë se dikur do bëhet I ditur edhe shkaku pse Branko Manojlloskit, si deputet më i moshuar, nuk iu lejua ta kryesojë seancën konstituive të Kuvendit.Qëllimin e vërtetuan rrjedhat e ngjarjeve më vonë, deri në mbrëmjen e 27 prillit të 2017.
Vështirë është se ngjarjet e kësaj mbrëmje do zhduken si “bryma e mëngjesit”, për shkak se me atë rast gjithë bota e pa se kush si egërsira sulmoi, kush pësoi, kush nuk pësoi dhe kush dhe pse u fsheh.