Në përfundim të takimit me presidentin Ilir Meta, Dashamir Shehu tha se u hodh një hap pozitiv, teksa ka theksuar se opozita dhe as presidenti nuk ka propozuar një datë tjetër për zgjedhjet lokale. Ai theksoi se një datë e tillë do të vendoset vetëm me një marrëveshje politike. Gjithashtu, Shehi përsëriti se nëse mazhoranca vijon të këmbëngulë që zgjedhjet do të jenë më 30 qershor, aksioni opozitar do të vijojë.>

“Qe një takim shumë miqësor dhe sipas tezës së presidenti, u munduam që të sqarojmë këtë situatë. E falënderuam për këtë që ka bërë për zgjidhjen e krizës, por gjykojnë se si takimi i parë në këtë situatë kaq të rëndë, idetë janë të përgjithshme. Aksioni opozitar nuk mund të reduktohet. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër, çfarë duhet të bëjmë që zgjedhjet të jenë të pranueshme. Mundësia e një marrëveshje politike, që të merren në konsideratë kërkesat e opozitës. Është bërë një hap i vogël në rrugën e duhur. Data do të dalë nga marrëveshja politike. Pa asnjë propozim në tryezë. Jemi më afër një marrëveshjeje politike, nëse pala tjetër do vijojë me pretendimin se do bëhen zgjedhjen me datë 30 do bëhemi gati për aksione të tjera, rrethana të tjera”, u shpreh Shehi në emër të aleatëve.