Ergin Osmani mund të konsiderohet si “heroi i heshtur”i KF Fortuna nga Hasanbegu. Sulmuesi 23-vjecar ka shënuar 10 gola në po aq ndeshje kampionale në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut në futboll-grupi Veri.

Në një bisedë fubollisti ambicioz tregon se nuk është lehë të shënosh 10 gola në Ligën e Tretë-Veri, duke treguar arsyen.

“Po nuk është edhe e lehtë, pasi në fushat mysafire luhet më ashpër, pastaj në këtë sezon edhe konkurrenca është më e madhe. Maxhari dhe Llokomotiva dsëshirojnë të hyjnë në ligën e dytë. Normal në shënimin e golave duhet të falënderojë edhe bashkëlojtarët, pasi pa lojë ekipore s’ka rezultat”, deklaroi Osmani.

Ai thotë se e kanë pritur këtë rezultat.

“Po, kemi nëntë fitore dhe një barazim. Këtë ecuri e kemi pritur, ngase punën e kemi marrë me shumë seriozitet, duke fillaur nga përgatitjet e deri në këtë moment. Para se të fillojë sezoni i ri ne ishim në përgatitje disaditore në Shqipëri”, shtoi ai.

Osmani zbulon ambiciet e tij dhe të Fortunës.

“Unë kam pasur oferta nga dy skuadra të ligë së dytë, por vendosa ta ndihmojë klubin e vendlindjes. Ambiciet e mija janë që me Fortunën të ngjitemi në ligën e dytë-grupi i Perëndimit, pastaj edhe të luaj në ndonjë klub të ligës së parë. Besoj që mundem dhe e meritoj. Gjatë karrieërs më janë bërë padrejtësi të mëdha dhe tani shpresoj se ka ardhur koha që edhe unë të përparojë në karrierë”, përfundoi bisedën sulmuesi Ergin Osmani.

Ndryshe, Ergin Osmani si i vogël e ka nisur karrierën te Fortuna nga Hasanbegu, pastaj vazhdoi në shkollën e futbollit “Ilinden”, transferohet në Maxhari Solidarnost, ku me 16 vjet debutoi në Ligën e dytë. Pas rënies së Maxharit nga Liga, kaloi në Teteks të Tetovës. Në fanellën e kësaj skuadre debutoi në Ligën e parë në moshën 18-vjecare kundër Bregallnicës.
Nga këtu vazhdoi te Borec nga Velesi, ku qëndroi dy vite, e më pas transferohet te Gobleni nga Kumanova që bënte gara në Ligën e dytë-Perëndim. /R.I./

Loading...