Sulm raketor pranë ambasadës amerikane në Irak

Pesë raketa të tipit Katyusha ranë në bregun e lumit, jo shumë larg Ambasadës së SHBA në Bagdad, dhe askush nuk u plagos, tha sot Komanda e Operacioneve të Bashkuara të SHBA.

AP raporton se ky është sulmi i tretë këtë muaj, dhe autorët nuk dihen.

Në këtë kohë nuk dihet nëse raketat shkaktuan dëme materiale.