Struga Trim Lum zhvilloi stërvitjen e parë në Antalia

23 janar – FC Struga Trim Lum  pas mbërritjes në Antalia të Turqisë sot ka zhvilluar stërvitjen e parë. Struganët po qëndrojnën në Buyuk Kundu në Antalia, ku gjatë ditëve të ardhshme duhte të realizojnë planin e trajnerit Jeton Beqiri.

Struga Trim Lum ka caktuar edhe ca miqësore me skuadra që janë atje.

Ndeshjen e parë e kanë me 24 janar kundër Ahal nga Turkmenistan, katër ditë më vonë me polonezët e Arka-s, më 31 janar kundër Kicker Ofenbach nga Gjermania, ndërsa po presin rivalin për datë 1 shkurt.