Sterling pritet të shërohet në kohë për ndeshjen kundër Real Madridit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, pritet të kthehet në skuadrën e Pep Guardiolës në kohë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, më 26 shkurt.

Manchester City ka mbetur prapa Liverpoolit në Premierligë dhe e ka pothuajse të pamundur ta marrë titullin e kampionit këtë sezon. Lajmi më i keq për Citizens erdhi më 1 shkurt kundër Tottenhamit dhe nuk ishte rezultati (humbja 2:0), por lëndimi i Raheem Sterlingut, transmeton Gazeta Express.

Ylli anglez u la fushën në minutën e 83-të të ndeshjes për shkak të një lëndimi në muskujt e këmbës së djathtë. E përditshmja spanjolle AS raporton se megjithatë lëndimi s’është aq serioz sa ishte dyshuar fillimisht.

Klubi është ende i shqetësuar se ai mund të mos jetë në 100 për qind të formës së tij për ndeshjes e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 26 shkurt. Megjithatë, AS beson se ai do të jetë në dispozicion të Guardiolës për këtë ndeshje.

Ai pritet të mungojë për dy deri në tre javë dhe Manchester City vetëm shqetësohet se ai mund të mos jetë ende në formën e mirë që ishte pak më parë, pasi që këtë sezon ka qenë krijuesi më i mirë i golave në skuadër, me 26 deri më tani. Vetëm Aguero i afrohet me 21 gola të krijuara.

Manchester City është dëmtuar mjaft shumë nga lëndimet gjatë këtij sezoni. Ederson, Sane, Laporte dhe Aguero kanë pësuar lëndime gjatë sezonit, duke ndikuar në formën jo edhe aq të mirë të Cityt në Premierligë. /Gazeta Express/

Loading...