Vetëm edhe 11 ditë na ndajnë nga eventi i madh i sporteve luftarake të MMA-së në Kërcovë. Një aktivitet I tillë i ka munguar këtij qyteti, madje mund të thuhet se është edhe i pari në Maqedoninë e Veriut që e organizojnë shqiptarët.

Ndryshe, janë paralajmëruar se do të vijnë luftëtarë të mëdhenj nga Bosnja, Serbia, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia e Gjermania. Pra pritet të jenë Atnan Aliç i cili është një ndër garuesit më të kërkuar në Evropë dhe ndeshjen e fundit e zhvilloi në Tokio, kurse aty do jenë edhe bullgari, Ramçev i cili ndeshjen e fundit triumfoi në Dubai, mandej Sladjan Dragisic nga Serbia, ish kundërshtari i Florian Markut si dhe Boyka i cili është një djalosh shumë atraktiv në kafaz. 

Aty do jetë edhe maqedonasi, Toshe Cvetkovski i cili dal ngadalë po i kthehet sporteve luftarake ku edhe njihet si një djalosh shumë me përvojë dhe suksese ndërkombëtare. Nga shqiptarët do ketë garues nga Shqipëria që janë shumë atraktiv kurse nga vendi do na përfaqësojnë Osman Demiri, Ardit Asani, Arbin Selmani si dhe Filip Stefanovski, Ljubomir Andreevski, Hajredin Sendic, Tomislav Belic dhe  Nikola Istochki. Bashkorganizatorë do të jenë Valdet Bajrami, një djalosh shumë punëtor, i cili i ka pikë të dobët spektaklet si dhe Xhemail Rexhepi, i cili po e mbështet maksimalisht këtë aktivitet sportiv. Bajrami tha se do ketë 12 ndeshje dhe do jetë një histori e shkruar për qytetin e tij dhe shtetin e Maqedonisë.

“Do jetë një gala e paharruar dhe e para në qytetin e Kerçovës në sportin e MMA-së ku po sjellim emra të njohur nga Evropa e bota. Ata me kualitetin që do ta tregojnë në kafaz do bëjnë që të rrisin adrenalinën tek shikuesit. Kësi lloj aktiviteti nuk ka pasur asnjëherë në qytetin tonë dhe kjo po pritet me interesim të madh, ndërkohë që nuk ka munguar as mbështetja e Komunës së Kërçovës me kryetarin Fatmir Dehari si dhe sektori privat që ju falënderoi publikisht, pasi nëse nuk do kisha mbështetjen e tyre nuk do mundja të realizoj këtë projekt madhështor”, tha Bajrami, duke shtuar se qëllimi i këtij organizimi është që me për hap këtë sport edhe në vendin tonë pasi i njëjti shumë është i zbehtë edhe pse bota MMA-në e shikojnë në një nivel të lartë.  Ndryshe, matja do zhvillohet në ditën e luftimeve  edhe atë në ambient të jashtëm duke filluar nga ora 15:00 tek kompania e ujit dhe instalimit “Zu-Da Tech” , kurse hapja e dyerve fillon nga ora 21:00 dhe spektakli nis nga ora 22:00. Janë parapa vende për VIP persona që kushtojnë 1000 denarë dhe hyrja normale – 300 denarë. Spektakli do të zhvillohet më 20.07.2019 në palestrën sportive “Jançica” në Kërçovë dhe është më rëndësi të ceket se rregullat  do jenë ato profesionale të ligës më të madhe botërore UFC kurse gjyqtar do jetë profesionisti i treguare, Bashkim Berisha me stafin e tij dhe shumica e përballjeve që do të zhvillohen do të regjistrohen edhe në faqen më të madhe profesionale të MMA-së, evropiane e botërore, Sherdog.com.