Spasovski: S’ka kompromis për Mizrahin, shkeli Kushtetutën

Kryeministri teknik i ka sugjeruar opozitares VMRO-DPMNE se ajo mund të emërojë një nga deputetët që votoi për ndryshimet kushtetuese në vend të Ministres Mizrahit.

“Unë mund të bëj kompromis dhe të diskutoj çështje politike, të kërkojmë zgjidhje për ato çështje, por të bëj kompromis për respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit, e veçanërisht për një ministër që i bën deklaratë solemne në Kuvend se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin, një gjë të tillë nuk do ta lejoj “, ka thënë kryeministri teknik, Oliver Spasovski në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse po mendon të tërhiqë kërkesën për shkarkimin e Ministrit të Punës dhe Politikave Sociale, Rashela Mizrahi për të shmangur një krizë politike.

Në pyetjen se si mund të zgjidhet kjo çështje, Spasovski tha se në propozimin e paraqitur në Kuvend për shkarkimin e ministres Mizrahi, nuk ka dhënë ndonjë propozim dhe prandaj, siç tha ai, kjo i mbetet opozitës që ta bëjë.

“Unë pres që opozita të veprojë me mençuri dhe të propozojë një kandidat që respekton Kushtetutën dhe ligjet. Për shembull, një nga deputetët që votoi për Maqedoninë Veriore dhe Protokollin e NATO-s mund të jetë si një zgjidhje e mundshme. Kjo varet nga ata, cilin do ta propozojnë unë do ta pranoj atë “, ka thënë Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski.