Spasovski: Partitë duhet të gjejnë zgjidhje për ligjin për prokurori

Secili subjekt politik duhet të jetë në krye të detyrës, duhet të gjindet zgjidhje për ligjin e prokurorisë publike. Kështu porositi Kryeministri teknik Oliver Spasovski, i cili tha se nuk pret ngadalësim të sjelljes së ligjit dhe porositi për bashkëpunim ndërmjet palëve të përfshira në proces. Spasovski e cilësoi këtë si një çështje e interesit të lartë shtetëror.
“Do të bëjmë gjithçka që në periudhën e ardhshme të punojmë të gjithë së bashku dhe vlerësoj se secili subjekt politik duhet të jetë në krye të detyrës. Të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje, me qëllim që t’i realizojmë qëllimet tona nacionale, që është anëtarësimi ynë në NATO dhe BE. “, ka deklaruar Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.
Sa i përket anëtarësimit të vendit në NATO, Spasovski nënvizoi se një gjë e tillë do të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.