Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian sot në Bruksel kanë nënshkruar plan të përbashkët aksionar në pjesën që ka të bëjë me luftën kundër t errorizmit.

Edhe pse vendi jonë nuk përballet me rrezik konkret të aktit t errorist, thotë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, sfida qëndron në gjendjen e saj strategjike.

“Kjo marrëveshje është implementim i disa masave që nënkupton efikasitet në përballjen me te rrorizmin, këmbimin e informacioneve dhe një politikë e përbashkët e cila nënkupton luftë të vërtetë kundër te rrorizmit edhe në këtë rajon dhe në Evropë”, ka deklaruar ministri Spasovski.

Spasovski ka shtuar se “secili nga shtetet duhet të ndërmerr masa të caktuara që do të nënkupton jo vetëm aktivitet konkret në pjesën e aktit terroristik, pasi nuk kemi situatë të tillë”.

“Por duke pasur parasysh se gjendemi në pozitë jashtëzakonisht të rëndësishme strategjike, qëndrojnë para nesh edhe sfida, ndërsa një prej tyre është te rrorizmi”, ka thënë ministri Spasovski në pres konferencën me eurokomisarin për migrim, Dimitris Avramapullos me të cilin ka nënshkruar plan aksionar.

Konkretisht plani aksionar i nënshkruar mes KE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga ana tjetër, parasheh seri masash me qëllim përballjen e ekstremizmit të dh unshëm dhe t errorizmit. Përveç forcimit të kapaciteteve vendore institucionale, nga dy vendet pritet mes tjerash të ndërmarrin masa proaktive të tolerancës që të parandalohet ra dikalizmi i dhu nshëm, veçmas tek të rinjtë, ndërsa rreziku ata të largohen në vatrat e zjarrit në Lindjen e Afërt, për shembull.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë sfera të posaçme prioritare ku pritet prej tyre përpjekje më e sforcuar.

Për Maqedoninë e Veriut bëhet fjalë për forcimin e strukturave dhe strategjive kundër-te rroriste, përfshirë vlerësim më të mirë të k ërcënimeve, pastaj d yfishimit të përpjekjeve për parandalim të ek stremizmit të dhu nshëm “përmes qasjeve të multi-agjencive në nivel lokal si dhe përballja me sfidat nga kthimi i luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre”. Prioritet i tretë për vendin është të etablohet vlerësimi kombëtar i kë rcënimit nga larja e parave dhe përmirësimi i lidhjes mes zbulimit financiar dhe Prokurorisë.

Eurokomisari për migrim, Dimitros Avramapullos ka theksuar se KE është këtu të mbështet vendin në zbatimin e masave dhe ka drejtuar “thirrje urgjente” deri te autoritetet e Maqedonisë së Veriut” të na informojnë se deri ku është mbështetja shtesë”, ka thënë ai. f.

Loading...