Partia Socialiste spanjolle në pushtet e kryeministrit Pedro Sanchez fitoi numrin më të lartë të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare, por të pamjaftueshme për një qëndrim të sigurt në pushtet, sipas rezultateve të sondazheve të para.

Anketat tregojnë se socialistët fituan 28.1% të votave, shumë më tepër se listat e tjera, raportoi TVE, përcjell BBC.

Partia Popullore e opozitës fitoi 17.8 për qind të mbështetjes së votuesve, e cila, nëse këto rezultate do të vërtetoheshin, do të ishte rezultati më i keq i saj.

Për Koalicionin e majtë Të bashkuarit votuan 16.1 për qind dhe për partinë e qendrës së djathtë Qytetarët 14.4 për qind.

Partia e djathtë ekstreme Voks do të jetë parti parlamentare, pasi ka fituar 12,1 për qind të votave.

Vendvotimet në Spanjë janë mbyllur në ora 20.00, derisa në Ishujt Kanare në ora 21.00 sipas kohës lokale.

Loading...