Sonte luhet “El Clasico”, një ndeshje dramatike

Rivaliteti pritet të jetë edhe më i zjarrtë sot për shkak se dy skuadrat do të tentojnë ta marrin kreun e ligës, si dhe për shkak të tensioneve dhe protestave politike

Sot në orën 20:00 Barcelona pret në “Camp Nou” Realin e Madridit në ndeshjen që do të përcaktojë liderin e La Ligas. “El Clasico” duhej të ishte zhvilluar në tetor, por u shty për shkak të protestave të dhunshme në Katalonjë. Pas 16 javëve të para të dy skuadrat janë në kuotën e 35 pikëve, por Barcelona qëndron në krye për shkak të diferencës së golave. Kur këto dy skuadra përballen, gjithmonë ka tension si në fushën e lojës, ashtu edhe në tribuna mes dy tifozerive duke u bërë kështu e njohur si ndër rivalitetet më të mira në botë. Ky rivalitet pritet të jetë edhe më i zjarrtë sonte për shkak se dy skuadrat do të tentojnë ta marrin kreun e ligës, si dhe për shkak të tensioneve dhe protestave politike.

Situata aktuale:

Barcelona: Një barazim i vështirë 2-2 kundër Real Sociedadit të shtunën i harxhoi shumë energji Barcelonës, por ata ishin me fat që pushuan një ditë më shumë sesa Real Madridi. Se sa do të ketë ndikim kjo ditë më tepër pushim, do të shihet sonte në orën 20:00. Në krahun tjetër, bastet sportive kanë parashikuar se Barcelona do ta mbajë qetësinë dhe do të fitojë me një sulm më dominues.

Real Madridi: Galaktikët morën barazim 1-1 në Valencia me një gol të shënuar në momentet e fundit të dielën nga Karim Benzema për të qëndruar në të njëjtin hap me Barcelonën. Real Madridi e ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon, por të besuarit e Zinedine Zidanes do të duhet të jenë më mbresëlënës dhe të krijojnë më shumë raste nëse duan ta mposhtin skuadrën katalanasve. Mungesa më e madhe në skuadrën e Real Madridit është Eden Hazard.

Statistikat

Ndeshja do të duhej të zhvillohej më 26 tetor, por është shtyrë shkaku i protestave dhe trazirave në Katalonia. Kjo ‘El Clasico’ do të jetë e 179 në historinë e kampionatit spanjoll. Të dy skuadrat kanë shënuar nga 72 fitore, dhe kanë barazuar plot 34 herë. Barcelona dhe Realit janë takuar 242 herë në të gjitha garat zyrtare, dhe katalanët kanë një fitore më shumë (96:95), teksa 51 ndeshje kanë përfunduar pa fitues. Me gjitha këto statistika, dhe zhvillimet aktuale te të dy skuadrat, kjo ‘El Clasico’ mund të jetë më dramatikja ndonjëherë.

Separatistët kërcënojnë përsëri

Kjo ‘El Clasico’ do të duhej të luhej më 26 tetor, por u shty shkaku i portestave dhe trazirave në Kataloni. Kërcënimet po kthehen përsëri pasi grupe të ndryshme separatiste po organizohen për një protestë të re, për të bllokuar rrugën që çon Real Madridin në Camp Nou. Real Madrid ka njoftuar se nuk do të zbresë nga avioni nëse nuk garantohet siguri e plotë.

Barca e zemëruar me gjyqtarët

Lojtarët, trajnerët, drejtuesit dhe mediat me qendër në Barcelonë janë zemëruar nga vendimi i gjyqtarit Javier Alberolo Roas, për mos akordimin e penalltisë në ndërhyrjen ndaj Gerard Pique në barazimin 2:2 ndaj Real Sociedad.

Realit nuk i pëlqen gjyqtari

Real Madrid nuk janë të lumtur me caktimin e gjyqtarit Alejandro Hernandez për të ndarë drejtësinë në ‘El Clasico’. Ky gjyqtar ka referuar edhe në të kaluarën këto ndeshje, dhe Real Madrid nuk janë ndarë të kënaqur me vendimet e tij.

Poshtërimi i vitit të kaluar

Kanë kaluar vetëm një vit nga koha kur Barcelona mposhti Realin 5:1 në Camp Nou, pas së cilët Julen Lopetegui u shkarkua. Edhe pse pa Messin, Barcelona ishte në gjendje të shënonte një fitore kaq të thellë ndaj rivalëve të tyre.

Komentet e Pique

Kohëve të fundit janë publikuar disa klipe nga dokumentari i Barcelonës ‘Match Day’, ku shfaqej Gerard Pique duke u tallur me Realin pasi Barcelona i mposhti ata në Kupën e Mbretit. N.Gj