Ska më makina ‘euro3’, ndalohet importi i makinave të prodhuara deri në vitin 2005

Degët doganore në të gjithë vendin kanë nisur të zbatojnë vendimin e qeverisë-Shqipëri, sipas të cilit do të lejohen të importohen vetëm automjete që i korrespondojnë vitit të prodhimit nga 2005 e më tej.

Kreu i doganës së Durrësit, që mban dhe peshën kryesore të importit të automjeteve thotë se ka përfunduar procedura për të gjitha ato makina që kishin hyrë në territorin shqiptarë gjatë viti të kaluara por që ende nuk ishin zhdoganuar.

Qeveria mori një vit më parë këtë kufizim me qëllim reduktimin e ndotjes, pasi makinat e vjetra janë një ndër kontribuuesit kryesorë në këtë fenomen.

Ndërkohë për makinat me kilometrazh zero vijon kriteri për importin e tyre me kushtin teknik euro 5.