Pas mbarimit të luftës së Kosovës filluan aktivitetet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Në Poroi pas ndërtimit të Bustit “Mujdin Aliut” dhe tentativat e Shtetit Maqedonas ku në qeveri asaj kohe ishte PDSH në koalicion me Vmro-në e Lupco Gjeorgjevskit, Shteti Maqedonas në krye me Ministreshën e punve të mbrenshme Dosta Dimovska dha urdhër që të shembet ki bust, Asaj kohe ishte alibia e parë që shteti Maqedonas të filloj fërkimet e para me Ushtarët e. përgatitur të asaj Kohe Ushtarët e UÇK-së në Poroi të Tetovës, ku përgjegjës I ruajtjes së Bustit ishte Komandat Izair Samiu – Baçi.Shteti Maqedonas e dinte asaj kohe se me shembjen e Bustit tentonin të mbjellin frik tek ne dhe të terheqemi nga Busti, por asaj kohe ne nuk lejuam një gjë të tillë.
Mbledhja e parë për ruajtjen e Bustit “Mujdin Aliut” u mbajte tek Shtëpia e Muharrem Veliut, ku në atë mbledhje ka qenë prezent Nevzat Halili, Bab Qerimi dhe Izair Samiu, Rexhep Murseli, Rrahim Samiu nga rrethi i Karadaku të Kumanoves dhe Likovës ishte Zaim Alili dhe unë Naim Alili, Muharrem Veliu, Sefer Abazi dhe Isak Tusha.
Në këtë shtëpi të Muarrem Veliut në Poroj u vendos që të ruajmë thellësisht duke u ballafaquar me forcat Maqedonase të asaj kohe, këtu duhet potencuar se si figura politike në përkrahjen tonë ishte Nevzat Halili, Fadil Sulejmani.
Nga këtu ia bëmë me dije pushtetit Maqedonas se Ushtria Çlirimtare kombëtare është në gatishmeri përballë armikut.
Pozicionet e shokëve tanë dhe I joni ishin në Grupçin, Debrosht, Nerasht te rruga Radushes dhe në Zherovjan,të gjithë kishin në krye Komandat Izair Samiu – Bacin.
Pushteti i atëhershëm kur pane se ne jemi të vendosur qe tu rrime ball, dhe nga frika u tërhoqën nga ideja e rrënimit te bustit,dhe e legalizuan bustin, ku sot e kësaj dite i vetmi bust është i legalizuar.

Mund të kem harruar ndonje bashkveprimtar të asaj kohe pa e përmendur por momentalisht këto jan kujtimet e mia ma të freskëta për Daljen e UÇK së në vitin 2000.

LAVDI Dëshmorit të kombit “Mujdin Aliu”.

Naim Alili

Loading...