Shtatë milionë tonë mbeturina importohen në Maqedoni, Makraduli: Nuk i kemi dhënë licencë deponisë “Drislla”

Maqedonia e Veriut importon shtat milion ton mbeturina nga Bullgaria. Këto janë të dhëna statistikore pas një hulumtimi që ka bërë Radio Evropa e Lirë.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli se ministria asnjëherë deponisë “Drislla” nuk i ka dhënë licencë për importin e mbeturinave. Ndryshe dje kompetencat për deponinë e Drisllës i mori qytetit i Shkupit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Kosta Naçevski është emëruar ushtrues detyre drejtor, në deponinë “Drislla”, e cila nga dita e djeshme, pas më shumë se nëntë viteve është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.