Kosovarja e lindur në kamp refugjatësh në Maqedoni, zgjidhet mis në Mançester (FOTO)
April 23, 2019084

Share Facebook

Fatime Gashi është përzgjedhur në vitin 2018 më e bukura e qytetit të Machesterit.

Emigrantja shqiptare ka arritur që të kurorëzohet me titullin e “Miss Manchesterit”.

Bukuroshja është studente e fakultetit të mjekësisë në Salford dhe fitoi zemrat e gjyqtarëve në finalen e madhe.

Me pamje mahnitëse dhe linja trupore perfekte 21-vjeçarja dha një mesazh të shkurtër duke thënë se “sa herë që ndihmoni dikë ju bëheni hero”.

Theksojmë se Fatimja së bashku me familjen u largua nga Kosova si refugjate në vitin 1999 ku edhe filloi një jetë të re.

Ajo jeton dhe vepron në qytetin e Manchesterit të cilën e konsideron edhe si shtëpinë e saj.

Ndryshe ajo është në përfundim e sipër të biomjekësi në Universitetin e Salfordit dhe jeton me babanë Demushin instruktor i vozitjes nënën Qefseren e cila punon për Amazon.