Xhevdet Nasufi

Është sinjifikativ konstatimi, argument i provuar historikisht, se përpjekjet dhe vlerat civilizuese të shqiptarëve, por edhe globalizuese, fillesat i kanë që nga pellazgët e vjetër të shtrirë në hapsirat e Evropës. Argumenti në fjalë ka edhe dimenzionin ndërkombëtar:” Ndonëse të gjithë popujt e gadishullit janë të ardhur, barbarë, vetëm dy popuj janë autoktonë e jobarbarë:grekët dhe shqiptarët,” konstaton njohësi i shkëlqyer i Ballkanit, Schevil . Si rrjedhojë, është imponim historikë dhe gati antropologjikë tendenca integruese, shoqëroro-sociale dhe hapsinor e shqiptarëve. Ajo që edhe në kohën disadekadashe të tranzicionit lebeditemi këndej andej në makth, nuk është më vetëm vepër e të tjerëve që historikisht(pos Amerikës) nuk na kanë dashtur dhe nuk na kanë ndihmuar, tani është më shumë vepër e politkbërësve shqiptar që na kanë lënë në paradhomën e Evropës së bashkuar. Falenderimi i takon Amerikës që jemi në dhomën e NATO-s dhe që shqiptarët jan më të lirë se kurë, kudo që janë. Aleanca Veri Atlantike është element madhor për këtë.
Zgjedhja e Kryetarit të Maqedonisë Veriore në 5 Maj ishte akt madhor i shqiptarëve të cilët ashtu sikur inaguruan Zaevin Kryeminister dhe substitujuan gruevizmin , inaguruan edhe Pendarovskin Kryetar të Shtetit duke dhënë dy porosi domethënëse: Së pari për nevojen që të shqiptarizohet në përmasa kushtetuese funksioni i Kryetarit të Shtetit; Së dyti, që të evropizohet i njejti funksion.
Pra, merita për zgjedhje të Pendarovskit i takoi shqiptarëve dhe vetëm atyre dhe çdo dashamirës shqiptar dhe maqedonas duhet të përkulet para këtij akti. Kjo, edhe për një të vërtetë tjetër: Për të parën herë vota e shqiptarëve nuk u përdhos as nga skamja dhe mjerimi, as nga dhuna dhe presioni, por as nga blerja e shëmtuar e vullnetit të qytetarit.Sikur të mos ishte kështu vallë, a do të ndodhte që Pendarovski në raundin e parë zgjedhor të kishte diferencë të papërfillshme të votave me ultranacionalisten Siljanoska, apo që Blerim Reka në raundin e parë karshi votave të gjithmbarshme të shqiptarëve (mjerisht propagandën e zhvilloi në linjë të qytetarisë pacifiste dhe doktrinare, bile nuk atakoi fare tendencën dhe konceptin për shtetë unitar të VMRO-së dhe Siljanovskës ) nuk mori numrin e duhur të votave nga fondi i votës së shiptarëve?
Gjithsesi, shqiptarët pa ndikimin dhe presionin e askujt e bëren zgjedhjen e duhur: Së pari, të arrihet pragu zgjedhor i domosdoshëm si imperativ ligjor; Së dyti, të zgjidhet kandidati pro-përëndimori si përkrahës institucionale në proçeset vijuese integruese, Maqedonia e Veriut në NATO dhe në BE.Dhe çdo gjë ndryshe do i jepte jetë dhe shpresë reale gruevizmit dhe profetizimit të së kaluarës.
Miq të dashur, shqiptarët dhanë fuqishëm përcaktimin stretegjik të tyre sot e për gjithmon: Së pari, ata nuk i përkrahin demokratët e rrejshëm në politikë, pa dallim se kujt provinience etnike, politike apo fetare i takojn, por edhe më pak ultranacionalzmin e shtrirë gjërë në radhët e VMRO-së dhe te Siljanovskës si eksponente e tyre; Së dyti, cementojn në mënyren më të mir të mundshme përcaktimin parahistorik me vlerat civilizuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe Bashkimit Evropian.
Mirëpo, demokracia konsensuale nuk u kuptua dhe koncipua ashtu si ajo duhet realisht të jetësohet.Reflektimi pragmatikë sot në Komisionin Shtetëror shtruar pasqyroj shoqërin e segmentarizuar të Maqedonisë Veriore(për segmentarizimin e Maqedonisë dhe votës në te më së pakti janë fajtor shqiptarët), kur Pendarovski mori tapin e Presidentit të shtetit.Kjo nuk ndodhi në dy gjuhët zyrtare, ai këtë e përkrahu dhe që në fillim dha mesazhin më të papritshëm: Demokracia konsensuale në ushtrimin e funksionit të tij do jetë selektive, apo e papërfillshme.
Shqiptarët, kuptohet se nuk vajtojnë votën e tyre, por sigurisht besimin të cilin nuk ka të drejtë tua servoi askush.
Llafimi politik i asnjërit, qoftë ai edhe Kryetari Pendarovski (gojën plot barazi etnike) nuk mund të përdoret si alibi për unitarizëm etnik në ndërtimin e shtetit. Maqedonia është shtet i të gjithë qytetarëve dhe etnive të saj, ama Kushtetuta dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit i ka segmentarizua pozitivisht Shqiptarët dhe Maqedonasit si bashkësitë më të mëdha etnike dhe më përgjegjëse dhe garantuese të sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies qytetare në vend.
Interpretimet manipuluese që mund ti bëhen këtij konstatimi nuk mund të gjejnë përputhshmëri me bindjen e shqiptarë të cilët në optikën e tyre ideore-politike dhe me historinë e të denigruarit, asnjëherë nuk kanë sfiduar barazinë, respektin dhe mirëbërjen të tjerëve. Vallë, votat shqiptare për Zaevin dhe për Pendarovskin së fundit nuk janë një shembull i shkëlqyer për këtë?