Sektori për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dje në periudhë prej orës 06:00 deri në orën 24:00 i gjobiti 80 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet motorike me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar me ligj në vendbanime në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Në aksionin e zbatuar për kontroll policia i ka konstatuar edhe 52 kundërvajtje të tjera.

Në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 24:00, kumtoi sot MPB, është zbatuar edhe kontroll aksioni për kundërvajtjet që i bëjnë drejtuesit e automjeteve dhe motoçiklistët, me ç’rast janë konstatuar tetë shkelje të kryera prej drejtuesve të automjeteve dhe motoçiklistëve.