Shkëndija ka shënuar fitore minimale 1:0 në transfertën ndaj Nome Kalju në Talin të Estonisë, duke hedhur kështu një hap të madh për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija ishte dominuese gjatë gjithë takimit, mirëpo mbrojtja e fortë e vendasve dhe loja shumë difenzive e tyre nuk lejonte që “kuqezinjtë” të krijonin më shumë raste, edhe pse ato nuk munguan.

Si zakonisht Besart Ibraimi ishte ai që rrezikonte portën e vendasve, duke mos harruar këtu edhe dyshen tjetër sulmuese Marjan Radeski dhe Agim Ibraimi, me këtë të fundit, i cili në minutën e 81-të doli të jetë i saktë nga penaltia, duke shënuar golin e vetëm të këtij takimi dhe të kësaj fitoreje të madhe, që hap rrugën e “kuqezinjëve” drejt raundit të dytë kualifikues.

Ndeshja kthyese midis Shkëndijës dhe Nome Kalju në Shkup në arenën “Todor Proeski” në program është  me datë 18 korrik.

Loading...