Shkarkimi i Mizrahit në seancën e 136-të të Kuvendit

Propozimi për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi është vendosur sot në seancë parlamentare.

Xhaferi për sot ka thirr dy seanca, e para ajo e 135-të është caktuar në orën 11:00 për projekt-ligjin e Prokurorisë publike dhe Këshillit të Prokurorëve publik, ndërsa në seancën e 136-të të caktuar në orën 15 si një nga pikat e rendit të ditës është Propozimi për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Oliver Spasovski konfirmoi se ka dorëzuar deri te Kuvendi propozim për shkarkimin e Mizrahit, ndërsa kërkesa për shkarkim vjen pasi ministrja disa herë u paraqit në konferencë për shtyp në MPPS para tabelës me emërtimin “Republika e Maqedonisë”.

Spasovski tha sot se në propozimin e paraqitur në Kuvend për shkarkimin e Mizrahit, ai nuk ka dhënë zgjidhje të re dhe për këtë arsye, siç tha, “i mbetet opozitës”.