Shitja e duhanit, banorët e Dollnenit me letër deri tek liderët e partive shqiptare

Shoqata e duhan-prodhuesve “Bujku”, nga Dollneni u ka dërguar letër Ali Ahmetit, Zijadin Selës, Afrim Gashit, Menduh Thaçit dhe Bilall Kasamit.

Në letër është ngritur shqetësimin për mos shitjen e duhanit. Ata thonë se ky është shqetësimi i të gjithë banorëve të Dollnenit për arsye se shumica e tyre ekzistencën e sigurojnë nga prodhimi, respektivisht shitja e duhanit.

Ata thonë se rrezikojnë që duhani tu ngelet i pa shitur dhe kërkojnë zgjidhje nga liderët e partive shqiptare për këtë problematikë./TV21