Shilegov: Të pastrehët e rremë nga lagjet e paligjshme nuk do të marrin banesa falas

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndërmori aktivitete për zhvendosjen e personave të cilët jetojnë në depot e paligjshme nën Kala, në Qeramidnicë dhe në Vardarishtë, ndërsa të cilët janë të identifikuar se o kanë shtëpitë e tyre, kumtoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ai sot theksoi se personat të cilët paraqiten si të pastrehë dhe qëndrojnë në lagjet e paligjshme, nuk do të marrin banesa falas nga shteti.

“Atë që unë e kam si informacion është se bëhet fjalë persona të cilëve dikush iu ka premtuar se nëse ndodhen në ato lagje atëherë do të marrin banesa falas nga shtetit, gjë që nuk është e vërtetë. Kur do t’i identifikojmë me kartat e identitetit, ata janë banorë të Shkupit, ku kanë shtëpi të tyre. Megjithatë, ka pjesë të personave të pastrehë të cilët Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i akomodon në kapacitetet të cilat i ka në dispozicion territori i Qytetit të Shkupit”, u përgjigj Shilegov.

Shilegov tha se pret me aksionin e koordinuar të qeverisë për pastrim më 14 dhjetor, të përfshihen edhe këto lagje të paligjshme.

Ai potencoi se përderisa ka kësi lloj lokacione më të lira, aq më shpesh njerëzit do të mësohen të shkojnë të jetojnë në kësi lloj lagjesh të paligjshme. Ai njoftoi se nëse pronari i tokës private nën Kala nuk ndërmerr aktivitete të duhura, atëherë autoritetet e qytetit do të detyrohen të vendosin sanksione të caktuara.