Shfuqizohen masat e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Shkup

Prej orës 12:00 shfuqizohen masat e jashtëzakonshme, mes tyre edhe transporti publik falas dhe parkingu i shtrenjtuar, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Për më tepër, shfuqizohen edhe rekomandimet e ndërhyrjes për të zvogëluar ndotjen e ajrit që u prezantuan të hënën.

“Në stacionet matëse në kryeqytet përqendrimet ditore të grimcave PM10 në ajër janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 175 µg/m3”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Masat dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit do të rivendosen nëse sërish vije deri tek ndotja enorme e ajrit.