Shënohet viktima e parë nga gripi

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë nga gripi sezonal për vitin 2020. Një 14-vjeçare mbrëmë ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Viktima ka pasur paraprakisht sëmundje tjetër, njoftoi Gordana Kuzmanovska, epidemiologe.