Shekerinska: Anëtarësimi në NATO, është sukses historik

Numri një i Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, nëpërmjet një konference për media, ka përshëndetur kërkesën e qeverisë së kryeministrit të ri të Spanjës, Pedro Sançez ndaj Kuvendit spanjoll që të ratifikoj protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Shekerinska tha se anëtarësimi në NATO, është sukses historik për vendin dhe paraqet përmbushja strategjike nacionale të shumë gjeneratave paraprake në pothuajse 30 vitet e kaluara. Ky sukses, sipas saj, do të thotë edhe më shumë para në ekonominë e vendit.

Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes

“Janë inkurajuese lajmet e fundit nga Spanja dhe më lejoni që në emër të Qeverisë, të filloj me përshëndetjen e këtyre lajmeve. Po bëhet e qartë se prioriteti ynë është edhe prioritet i NATO-s dhe prioritet i vendeve anëtare të NATO-s dhe qeveria e re e Spanjës, ka lëshuar menjëherë ligjin për ratifikim edhe atë në procedurë urgjente, tregon se e ndajmë prioritetin që sa më shpejtë të bëhemi anëtare e NATO-s. Maqedonia e Veriut, anëtare e 30-të e NATO-s tingëllon krenari, por edhe fuqi, siguri, mbrotje dhe stabilitet”

Shekerinska ka theksuar edhe rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës si dhe ka paralajmëruar për rrezikoun dhe dëmin që do të pësonte nga ndryshimi apo anulimi i kësaj marrëveshje, gjë që është paralajmëruar nga opozita maqedonase. Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mbështesin ligjin për mbrojtje, i cili parasheh edhe ndryshimin e emrit të ARM-së.

Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes

“Pa Marrëveshjen e Prespës, nuk ka anëtarësim në NATO. Pa anëtarësim në NATO nuk siguri të 100%-të. Pa NATO nuk ka rritje të investimeve. Pavarësisht se a janë të vërteta këto pretendime, të prekësh Marrëveshjen e Prespës është njejtë sikur këtu në Ballkan të ndizet sërish fuçia e barutit. VMRO DPMNE nuk pati sukses asnjëherë që të arrijë zgjidhje me të cilën do të pranohet identiteti maqedonas. Kjo Qeveri ka arritur që të përmbush ëndrrën shtetërore. Kjo marrëveshje jo rastësisht ishte përshëndetur. Anulimi i marrëveshjes do të na kthente mbrapa, në pasiguri të re dhe izolim të ri. U bëj thirrje deputetëve të opozitës që të mbështesin ligjin për mbrojtje. Me ligjin për mbrojtje do të thotë se do të jemi nën ombrellën e sigurisë së NATO-s”.

Kryeministri i Spanjës,ka kërkuar që Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO të ratifikohet me procedurë urgjente në Kuvendin spanjoll, duke e pasur parasysh faktin se Spanja është vendi i fundit nga 29-të anëtaret e NATO-së që nuk e ka bërë këtë./SHENJA/