Shefi i SHM-së Gjurçinovski në sesionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Bruksel

Shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralnënkolonel c sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në seancën e 182-të të komitetit ushtarak (KU) të NATO-s, në formatin e shefave të shtatmadhorive.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë e shefave të Shtamadhorive në të gjitha sesionet në mbledhjen e Komitetit Ushtarak, në cilësi të anëtares së plotfuqishme së fundmi të ftuar të Aleancës. Pjesëmarrjet paraprake ishin në sesionet që kanë të bëjnë në misionin “Mbështetje vendimtare” në Afganistan.

Gjatë vizitës gjenerali Gjurçinovski do të realizojë më shumë takime me shefat e shtamadhorive të vendeve anëtare të NATO-s, në të cilat do të bisedohet për tema me interes reciprok, mes të cilave edhe për zhvillimin aktual të ngjarjeve në Lindjen e Mesme.