Shefi i diplomacisë Dimitrov në Konferencën e 56-të të sigurisë në Munih

Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot dhe nesër qëndron në Konferencën e 56-të të sigurisë në Munih.

Dimitrov në konferencë merr pjesë me ftesë të kryesuesit të tij ambasadorit Volfgang Ishinger, ndërsa është parashikuar që ai të marrë pjesë në më shumë sesione në kuadër të konferencës.

Shefi i diplomacisë do të mbajë fjalim në panel diskutimin “Aleatë të rinj për qëndrueshmëri të rritur në fqinjësinë evropiane” në tryezën e rrumbullakët të quajtur “Koordinim, bashkëpunim, konsolidim? Lëvizje e 3. Ballkan përpara”, si dhe në debatin në organizim të Grupit të Ohrit me temë “Punë e papërfunduar “Bashkimi Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”.

Në margjinat e konferencës janë planifikuar edhe disa takime dypalëshe me kolegët e tij ministra, përfaqësues të lartë dhe pjesëmarrës në Konferencën e sigurisë në Munih.