SHBA-ja e gjykon të mundshme që Turqia mund të heqë dorë përfundimisht nga sistemi rus i mbrojtjes S-400 që ka rritur tensionet mes dy vendeve aleate brenda NATO-s.“Kjo është e mundur. Diplomatët vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim”, deklaroi sot zëvendësministrja e Mbrojtjes e ngarkuar me “US Air Force”, Heather Wilson, para një grupi gazetarësh në Uashington.Uashingtoni i ka kërkuar Turqisë që të zgjedhë mes sistemit rus të mbrojtjes dhe avionëve luftarakë amerikanë F-35, që Turqia kërkon 100 ekzemplarë.