SHBA, niveli i punësimit më i lartë se parashikimet

Ekonomia amerikane ka krijuar një numër të madh të vendeve të punës në muajin nëntor, +266 000, për shkak të rikthimit të punonjësve të General Motors pas grevës së tyre historike si dhe të qendrueshmërisë së sektorit shëndetësor dhe të shërbimeve, njoftoi sot Ministria e Punës.

Ky numër është më i lartë se pritshmëritë e analistëve që kishin parashikuar 182 000 vende të reja pune. Dhe pritet që në janar kjo shifër të rritet edhe më shumë duke arritur në 312 000.

Niveli i papunësisë është ulur në 3,5% (-0,1 pikë).

Ministria amerikane e Punës ka rishikuar në rritje (+41.000) numrin e vendeve të reja të punës në shtator dhe tetor.

Mesatarisht që prej fillimit të vitit, ekonomia amerikane ka krijuar 180 000 vende të reja pune çdo muaj nga 223 000 vende të reja pune në muaj në vitin 2018.

Greva 40-ditore tek prodhuesi i makinave “General Motors”, më e gjata që prej vitit 1970, ka qenë pjesërisht përgjegjëse për rritjen e shkallës së papunësisë në tetor dhe për uljen e numrit të vendeve të reja të punës.