Setien, i habitur me fatin e tij: Dje po ecja rreth lopëve, sot po i stërviti më të mirët në botë!

Quique Setien e ka pranuar se ai nuk mund ta kishte imagjinuar se do ta merrte drejtimin e Barcelonës as në ëndrrat e tij më të çmendura, duke u shprehur i mahnitur gjatë prezantimit të tij zyrtar në Barcelonë.

“Së pari dua ta falënderoj klubin, presidentin, Eric Abidalin dhe Ramon Planesin për mundësinë që ma kanë dhënë që të vij këtu. As në ëndrrat e mia më të çmendura s’do të mund ta imagjinoja këtë, që do të isha këtu”, ka thënë Setien.

“Unë jam person shumë emocional dhe sot është një ditë e veçantë për mua, Por, së pari dua ta falënderoj klubin dhe gjëja e radhës për të cilën jam shumë i emocionuar është ky projekt dhe kjo sfidë”.

“Dje po ecja rreth lopëve në fshatin tim, sot jam këtu duke i stërvitur lojtarët më të mirë në botë. Unë kam folur me lojtarët dhe vullneti që ata e kanë është i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm”.

“Ne jemi plotësisht të sigurt se do ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë shpejt sepse shumë gjëra që unë dëshiroja t’ua propozoja atyre, ata tashmë i dinë. Ka shumë gjëra të cilat ne i kemi të qarta dhe do të tentojmë t’ua transmetojmë dhe të sigurohemi që të mos mbeten vetëm djalë”.

“Unë e kam shijuar veten duke e shikuar Barcelonën dhe këta lojtarë gjatë viteve të fundit. Ende s’jam plotësisht i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të jesh trajner i lojtarit më të mirë në botë. Një gjë është adhurimi dhe një gjë tjetër është që të gjithë ta kenë vendin e vet”. /Gazeta Express/