Seanca për Ligjin për PP nesër në ora 11, konvokohen seanca për shkarkim të Mizrahit dhe për shpërbërje të Kuvendit (FOTO)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot informoi se janë caktuar dy seanca kuvendore, edhe atë për shkarkim të një anëtari të Qeverisë (Rashella Mizrahi) me kërkesë të kryeministrit Oliver Spasovki dhe për shpërbërje të Kuvendit.

Seanca e 136-të për shkarkim të Mizrahit do të mbahet nesër në orën 15, ndërsa për shpërbërje të Kuvendit më 16 shkurt në orën 12.

Nesër vazhdon seanca e 135-të për ligjin për PP. Për debat janë paraqitur më shumë se 30 deputetë për këtë pike, elaboroi spikeri Xhaferi dhe madje dërgoi kritika deri tek disa deputetë të cilët kanë komunikuar me të përmes rrjeteve sociale./TV21/