Rusia dhe SHBA-ja kanë arritur progres lidhur me kontrollin e armatimit gjatë bisedimeve në Soçi, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Ryabkov në intervistën për TASS. Para dy ditëve në Soçi takim kanë pasur presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo.“Sa i përket temave nga takimi më 14 maj, do të ndaja kontrollin e armëve, mospërhapjen e tyre, krizën e të gjithë sistemit në këtë fushë dhe perspektivat për ruajtjen e saj që deri më tani po funksionon midis Moskës dhe Uashingtonit nga aspekti i përkufizimit dhe uljen e armëve bërthamore”, theksoi Ryabkov.Sipas tij ka ende punë që duhet të risaktësohen.