Ruskovska: Në janar, aktakuzë për hetimin e zgjeruar për Reketin

Pas Vitit të Ri do të ketë aktakuzë për “Aleancës Ndërkombëtare” të Boki 13. Shefja e zyrës së prokurorisë së krimit të organizuar thotë se do të marrë në pyetje të dyshuarit nga java e ardhshme. Për pastrim parash përmes OJQ-së, para Ruskovskës do të përgjigjen Bojan Jovanovski, babai i tij Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, sekretare e Boki 13 dhe deputetja Remenski, e cila ishte kryetare nderi në Lidhjen.

Dje dhe të enjten i shikuan vetëm dëshmitë. Nga e hëna ata do të fillojnë të japin deklarata. – Deri ku është hetimi? – Po, e përfundojmë. Aktakuza kur mund të pritet? – Shpresoj në fillim të janarit”-pohoi -tha Vilma Ruskovska, prokurore

Paralelisht, Prokuroria është ende duke hetuar se kush ka regjistruar dhe i ka publikuar bisedat e përgjuara, të dëshmitarit në “Reket” Orce Kamçev.

Këto regjistrime nuk janë në posedim të prokurorisë, kështu që nuk mund të dalin nga prokuroria. Këto regjistrime janë me siguri nga vende të tjera dhe siç thamë prokuroria ka hapur një procedurë për të hetuar, se kush i ka postuar këto regjistrime në rrjetet sociale dhe nëse ndonjë prej përmbajtjeve ka elemente të një krimi”-tha Ljubomir Jovevski, prokuror i shtetit.

Orce Kamçev dhe gruaja e tij Ana kanë dëshmuar në rastin Reket deri më tani, duke treguar se Boki 13 ishte i afërt me ministrin e brendshëm. Spasovski sot mohoi se kishte qenë në kontakt të rregullt me Boki 13, siç thoshin dëshmitarët në sallën e gjyqit, në seancën Reket.

Kontaktet zyrtare, dy ose tre që ishin, kishin të bënin kryesisht me denoncime të caktuara ai dhe gazetarët e televizionit për ndërhyrje në sistemin elektronik të televizionit dhe kishim takime me drejtorin e BSP-së. Absolutisht nuk bëhet fjalë për kontakt apo bisedë tjetër, ose me ndonjë tjetër të përfshirë në veprimtari kriminale, nëse është kështu, si mendoni se MPB i arrestoi të gjithë ata?”-tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Për afërsinë me familjen Kamçev në emisionin “360 Gradë” foli edhe gjykatësja Dobrila Kacarska. Ajo konfirmoi se janë miq të afërt me familjen Kamçev, por tha se nuk ka ditur gjë për rastin “Reket”, e as janë kërkuar nga ajo këshilla juridike.

Me përgjegjësi të plotë morale dhe juridike, këtu para gjithë opinionit n Maqedoni pohoj se në asnjë moment, jo që Orce nuk më ka përmendur, por as nëna e tij Ratka e cila është mikeshë e afër e imja, çdo ditë shihemi dhe bisedojmë, nuk më kanë përmendur se dikush u kërkon para. Nëse mua më tregonin për këtë, unë do isha kategorikisht të mos japin para. Kategorikisht do i kisha këshilluar të mos e bëjnë këtë”-tha Dobrila Kacarska, gjykatëse.

Kacarska tha se mbështet pastrimin e gjyqësorit dhe vlerëson se disa gjykatës nuk e kanë vendin në gjykatë. Ideja e vetingut në gjyqësor u aktualizua pas një sërë anulimesh të proceseve gjyqësore dhe kthimin e tyre nga e para.

Ministrja e drejtësisë Deskoska e cila sot ishte në pastrimin e mbeturinave bashkë me njerëzit e gjykatës, në mënyrë simbolike fshesën ia dorëzoi kryetarit të Këshillit gjyqësor Kiro Zdravev në kompetencën e të cilit është vlerësimi i gjykatësve. Por Zdravev fshesën ia dorëzoi kryetarit të gjykatës penale Ivan Xholev.

Kur ia dorëzova kryetari i Këshillit gjyqësor komentoi se nuk është amortizuar sa duhet, ne me atë fshesë mundeshim të bëjmë të bëhen ligjet dhe prandaj kjo është një gjë e mirë e zyrës që e bëmë. Tani ngelet amortizimi i vërtetë i fshesës të ndodhë në Këshillin gjyqësor, të zbatohen ato ligje që i përgatitëm ne dhe i miratoi Kuvendi dhe të kthehet besimi në sistemin gjyqësor në vend”-pohoi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë./Alsat