Rritet numri i personave të prekur nga gripi

Ndryshimet e temperaturave si dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit kanë shtuar dukshëm numrin e personave të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore e që janë ankuar për simptome që lidhen me gripin sezonal. Fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronik kanë pasoja më të rënda nga gripi, ndërsa mjekët rekomandojnë që të shmangen qëndrimet në grupe të mëdha njerëzish si dhe të ajrosin më shpesh ambientet në të cilat qëndrojnë.

Vaksinimi është mënyra e vetme për mbrojtjen apo zbutjen e simptomave të gripit respektivisht komplikimeve që mund të paraqiten. 5:45 Të ju iket kontakteve me njerëz të sëmurë, të kenë kujdes për higjienën personale dhe kolektive në radhë të parë, duart duhet të lahen, të mbajnë maskë mbrojtëse – deklaroi Sedat Lumani, mjek.

Disa nga qytetarët e anketuar thonë se parandalojnë gripin duke bërë kujdes me daljet në ajër të ndotur si dhe konsumimin e lëngjeve që ndihmojnë organizmin kundër gripit.

“Nga gripi bëj kujdes shumë, sa ndjej ndonjë simptom të tij menjëherë marr paracetamol, daleron. Më ndihmon shumë. Po ashtu dhe limon, me çaj”.

“Tani kam grip. Ja ende po shërohem”.

“Nuk kam grip, jam mirë. Marr çaj, limon etj”.

Raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregoi se gjatë javës së parë të 2020-tës numri i personave të prekur nga gripi dhe sëmundjeve të tjera që kanë simptomat e gripit ka qenë 207.
Epidemiologët presin hov më të madh të gripit me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Për momentin në Klinikën Infektive qëndrojnë të hospitalizuar disa të prekur nga gripi, ndërsa në vendet e rajonit është raportuar për viktima si pasojë e komplikimeve nga gripi./Alsat

Loading...